Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me masat e Bashkimit Evropian të marra ndaj Kosovës.
Hoti shkruan se BE-ja ka njoftuar Kosovën për hyrjen në fuqi të masave më 28 qershor, për këto të fundit nuk kanë njoftuar as Kuvendin dhe as qytetarët për këtë situatë të ri.
Ai shton se Kuvendi duhet të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme për t’u koordinuar për veprimet.
Sipas presidentja Vjosa Osmani nuk është duke e ushtruar funksionin e saj dhe së bashku me Kurtin janë duke e çuar Kosovën në një rrugë tjetër dhe jo në atë të perëndimit.
Reagimi i plotë:
Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimi i MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, pezullimi i fondeve të IPA, pezullimi i takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera.
Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re.
Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për kursin e veprimeve.
Ku është Presidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit.
Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik./m.j