Bianca Biancardi, motra e Bruna Biancardi, ka vendosur të komentojë tradhtinë e futbollistit Neymar. Në një mesazh të botuar në rrjetet e saj sociale të premten, Bianca shprehu mbështetjen për motrën e saj dhe kritikoi qëndrimet e yllit brazilian, duke i kërkuar atij të ndalonte trajtimin e situatave serioze me tallje dhe mendjelehtësi.
Ajo theksoi mungesën e përgjegjësisë, angazhimit dhe kujdesit të futbollistit për të tjerët, si dhe ndikimin negativ të njerëzve përreth tij. Nutricionistja hodhi poshtë gjithashtu sugjerimet për interes financiar dhe famë në marrëdhënien mes motrës së saj dhe Neymar.
Ja mesazhi i saj publik për sulmuesin e PSG dhe “Selecao”: “Mund t’ia dërgoja në WhatsApp, por meqenëse i pëlqen të bëjë shaka në internet, forca! Të rekomandoj që të ndalosh së trajtuari situatat e rënda me të qeshura. E di që është e vështirë të kuptosh seriozitetin e situates, kur nuk ke përgjegjësi, përkushtim dhe kujdes për partneren tënde.
Përveçse je i rrethuar nga njerëz që të trajtojnë si një Zot dhe duartrokasin mu*in e tyre. Komentet në foton ku ai pranon tradhtinë e tregojnë këtë. Shumë citojnë Zotin dhe vargjet biblike. Të krishterë të famshëm, të cilët flasin, por nuk e zbatojnë fjalën e Zotit në marrëdhëniet e tyre të përditshme.
Ai po bën shaka me situatën në vend që të turpërohet. Po qesh në rrjetet sociale dhe po e bën motrën time të ndihet keq, edhe një herë. A mendon se të tjerët duan të mos rrëzohesh, kur ti bie vetë. Një burrë që refuzon të jetë burrë, refuzon të rritet dhe të marrë përgjegjësinë për atë që bën.
Ç’dobi ka t’i kërkosh falje familjes në festën e zbulimit të gjinisë së foshnjës që pret të vijë në jetë dhe të vazhdosh të sillesh si fëmijë? Për ju që besoni se motra ime është në këtë marrëdhënie për interes, para dhe famë, kuptojeni një herë e mirë: nuk është kështu, absolutisht.
Nuk ka pasur kurrë asnjë lloj kontrate apo marrëveshjeje që ai të shkojë me femra të tjera gjatë shtatzënisë së motrës, duke zbatuar disa rregulla. Kjo është jashtëzakonisht fyese për dikë që është rritur shumë mirë, ka udhëzime, mbështetje, dashuri, vlera dhe është një shembull brenda shtëpisë.
Ajo është një grua shumë e suksesshme, e cila punon që në moshën 16-vjeçare. Si rezultat i punës së saj (dhe jo për paratë e askujt) ajo ka një jetë shumë komode dhe do të mund të kujdeset për vajzën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ajo është në një lidhje prej dashurisë, sepse dëshiron që vajza e saj të ketë një familje të bashkuar dhe një baba të pranishëm. Fatkeqësisht, ajo po i kalon të gjitha këto në momentin kur duhet të ishte më i lumturi i jetës së saj. Ia kanë hequr qetësinë shpirtërore dhe kujtimet e mira, që duhej të kishte në këtë moment. Vendimi dhe zgjedhjet i korrespondojnë vetëm asaj. Ne do të jemi këtu për ta mbështetur.
Do të doja që bashkëjetesa jonë të ishte gjithmonë e respektueshme dhe miqësore. Unë dhe familja ime jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Ajo që nuk do të tolerojmë më janë këto lloj postimesh fëmijërore në rrjetet sociale, mosrespektuese dhe imorale”.