Ministri ukrainas i Drejtësisë, Denis Maliuska, i tha televizionit ‘N1’ në Zagreb se rreth 100 mijë krime lufte të kryera nga forcat ruse gjatë agresionit kundër Ukrainës janë regjistruar deri më tani.
Ai e deklaroi këtë me rastin e një punëtorie treditore për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës – transferimi i njohurive dhe përvojës së Kroacisë për gjyqtarët dhe prokurorët ukrainas.
“Lufta në Ukrainë është mjaft e ngjashme me atë që ndodhi në Kroaci. Në të vërtetë, përvoja më e rëndësishme nga e cila mund të mësojmë në Evropë është ajo e Kroacisë. Ju keni qenë mjaft të suksesshëm në drejtim të ndjekjes penale të kriminelëve të luftës dhe bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës”, tha Maliuska.