Këshilli Evropian ka dënuar incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës dhe bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm të situatës.
‘Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës* dhe bën thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të përshkruara tashmë nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023. Palët duhet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative. Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.’- thuhet në deklaratën e Këshillit të Europës.
/f.stafa