Ashtu siç ishte parashikuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj zhvilloi një tjetër takim me përfaqësuesit e bizneseve që kërkojnë anullimin e taksave të reja të miratuara nga ky institucion.
Pas këtij takimi, përfaqësuesit e biznesve kanë dalë të pakënaqur.
Nikollaq Neranxi tha se shkuan me 7 propozime konkrete, por disa prej tyre nuk u pranuan.
Sipas Neranxit, bashkia u tërhiq nga taksa e tavolinës, por jo nga ajo për zënien e hapësirave nga bizneset.
“Shkuam me 7 propozime, disa nuk u pranuan. Pikat që nuk u pranuan ishin me hapësirën publike dhe 10-fishimin e tarifës. Ne kishim rënë dakord për tarifën 15 mijë lekë për metër katrorë, siç ka qenë. Diskutimi u la i hapur për pasnesër.”, tha përfaqësuesi i biznesve.