Kreu i SPAK, Altin Dumani ka nënshkruar një marrëveshje kryeprokuroren europiane, Laura Codruța Kövesi, e cila konsiston në vendosjen e urave të bashkëpunimit në hetimin financiar për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publik.
Përfaqësuesit e dy institucioneve diskutuan gjithashtu mundësinë e bashkëpunimit edhe në kuadrin e rritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht në trajnimet që ekspertët e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian mund të ofrojnë për Seksionin e Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira midis prokurorëve evropianë dhe prokurorëve të posaçëm në hetimin e keqpërdorimit të fondeve publike.