Vladimir Putin po konsolidon mbështetjen në Rusi pas rebelimit afatshkurtër të mercenarëve të Wagnerit. Ai u prit si një “rockstar”, e madje edhe pozoi për “selfie” me adhuruese të reja, në një ndërveprim të rrallë me publikun, që nxiti spekulimet për sozi të mundshme.
Putin gjendej për një vizitë në qytetin e Derbent në rajonin e Dagestan në Rusinë jugore, kur bëri shfaqjen mbresëlënëse për turmën si një aktor Hollivudi në tapetin e kuq. Në dukje i qetë dhe me energji të reja pasi shmangu një luftë civile javën e kaluar, presidenti normalisht stoik dhe i izoluar, u afrua me turmën, duke shtrënguar duart e duke puthur në ballë nga një adoleshente, e cila ju hodh sipër dhe kërkoi një foto me të parin e Rusisë. Duke komentuar ngjarjen, disa analistë thonë se po bëhet e pamundur të besohet se ka vetëm një Putin.
Edhe nacionalisti pro luftës në rusi, dhe ish-koloneli i FSB-së Igor ‘Strelkov’ Girkin u shpreh i bindur se ishte dublanti i Putinit ai që ju afrua turmës në Dagestan. Por një tjetër shpjegim mund të jetë, se shefi i Kremlinit udhëtoi në rajonin e largët në Kaukaz, në një qytet ku vizita e presidentit është një ngjarje e madhe dhe turma do të ishte shumë entuziaste.
/f.stafa