Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, do të largohet nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë. A2 CNN ka mësuar se në fund të muajit korrik, ajo do të largohet nga detyra që mban aktualisht, të cilën e nisi gushtin e vitit të kaluar.
Burimet bëjnë të ditur se Christiane Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar.
Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte Ambasadore e Gjermanisë në Estoni. Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.
/f.stafa