Pasi policia zbuloi autorin e zjarrvënies në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy, ka reaguar dhe ky i fundit.
Përmes një postimi në Instagramin e tij, ai shkruan poshtë fotos së Eraldo Musteqjes se ai është rritur nga familja e këngëtarit, duke shtuar se këtë ‘akt terrorist’ e kreu duke besuar se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram.
Musteqja, 26 vjeç u arrestua në flagrancë mëngjesin e ditës së sotme pasi rezulton se ai i ka vënë flakën lokalit të Noizy-t dy herë.
Pavarësisht këtij veprimi, reperi thekson se nuk mund ta urrejë dhe shpreson më të mirën për të.
“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan Noizy.
/a.r