Policia ka njoftuar vdekjen e një 82-vjeçari në Velipojë, i cili ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po lahej në det.
Përmes një njoftimi zyrtar blutë bëjnë me dije se shtetasi me inicialet R.Ç., është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Velipojës.
“Në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete shtetasi R. Ç., 82 vjeç, i cili dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme”, njofton policia./m.j