Letra e pazakontë e kryeministrit Edi Rama për ambasadoren e SHBA-ve, ngjalli mjaft interes në opinionin e ndarë në dysh dhe shumë aludues për figurën e kryediplomates, Yuri Kim. Për analistin e Report Tv, Lorenc Vangjeli i cili e analizoi sot në emisionin Kontrast, misioni i Kim ka dy pamje.
Sipas tij, misioni i Kim e cila shërbeu në Shqipëri për 3 vite e gjysmë arriti të ndajë me thikë opinionet karshi saj, megjithatë jo gjithnjë “besnike” në bindjet e tyre. Për të, krye diplomatja mundi të thyejë një mit në vendin tonë, pasi bëri bashkë, një trini të egoistëve politikë, neomarksistëve dhe anarkistëve që të hidhnin gurë ndaj saj. Por ajo që për analistin është më “tragjikja” është fakti se Kim arriti të ringjallë politikisht, ish kryeministrin Berisha, që pasoi me një krisje të thellë të opozitës e si rrjedhojë me një dëm të shoqërisë që mbeti vetëm me një alternativë.
“Letër e pazakontë e Ramës por brenda stilit të tij gjithashtu të pazakontë. Yuri Kim është subjekti poor është radiografia e këtij 3-vjeçari të pushtetit të tij. Duke nisur me keqkuptimin e madh që ka klasa politike dhe shoqëria që tenton ta bëjë palë ambasadoren amerikane me njërën apo me tjetrën palë më shumë se kundërshtarë, armiq në Shqipëri. Ambasadori ka partner kryesor qeverisjen, opozita duhet të presë pushtetin që ta ketë. Në këtë letër të Ramës ka disa momente që bëjnë përshtypje, e para se Kim ishte e aftë të ndante opinionin publik në dysh, pra ta donin dhe e urrenin por kjo s’ishte gjithnjë. Fraza ‘Babysitter’ i kundërshtarëve, një referencë e qartë kjo për Bashën…
Ka dy pamje, misioni i Kim në Shqipëri. 1 Misioni i saj cilësohet i sukesshëm nga drejtuesit e saj ajo ka marrë edhe një detyrë edhe më të ngritur nga DASH që për ironi të fatit lidhet me Shqipërinë e më konkretisht për Non Gratën. Kjo është e para, e dyta, për fat të keq emri i Kim dhe misoni i saj… për herë të parë u sulmua publikisht miti më i qëndrueshëm i demokracisë të këtyre 30 vjetëve demokraci. Egoistë politikë, anarkistë dhe neomarksistë u bën bashkë dhe nisën të hedhë gurë tek ajo që Rama e quan arusha e madhe në qiell. Kim u soll në një mënyrë apo në një tjetër, bëri atë që më parë e kishte bërë Jezu Krishti dhe Shën Llazari… Ajo zgjoi Berishën dhe aksioni i saj ishte edhe ringjallja e Berishës… duke i bërë dëm opozitës por edhe duke dëmtuar shoqërinë. Që u hoqi një zgjedhje të dytë.”- tha Vangjeli në Kontrast, me gazetarin e Report Tv, Denis Minga.
Vangjeli thotë se me ikjen e saj dhe gjithë dëmit të opozitës që u shkaktua vetëm nga një individ, socialistët jo vetëm që kanë fitoren në xhep, por kanë përballë kundërshtarë që nuk e njohin triumfin.
“Socialistët jo vetëm që janë të destinuar jo thjesht të kenë luksin të fitojnë, por të humbasë një kundërshtar i cili nuk ka asnjë shans për të fituar.”- përfundon analizën Vangjeli.
Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka qenë një prej figurave më të përfolura në politikën shqiptare por edhe në opinionin publik. Misioni i saj shumëngjyrësh në aludime, mori hov që prej shpalljes ‘Non Grata’ së ish kryeministrit Berisha, i cili që prej atij momenti, u kthye në politikë për të “zbardhur” futjen në listën e zezë të një superfuqie. Ajo është përballur me akuza të njëpasnjëshme nga ish kryeministri Berisha dhe kampi i tij pas shpalljes së tij Non Grata nga Amerika. Kim ka pasur të njëjtin qëndrim që në ditën e parë për Berishën. Edhe sot, me të njëjtën elegancë, Kim tha se Uashingtoni sheh vetëm nga e ardhmja, duke nënkuptuar se figura politike e Berishës, është diçka që i përket së shkuarës.
Ajo është përballur me akuza të njëpasnjëshme nga ish kryeministri Berisha dhe kampi i tij pas shpalljes së tij Non Grata nga Amerika. Kim ka pasur të njëjtin qëndrim që në ditën e parë për Berishën. Edhe sot, me të njëjtën elegancë, Kim tha se Uashingtoni sheh vetëm nga e ardhmja, duke nënkuptuar se figura politike e Berishës, është diçka që i përket së shkuarës.
Me mbylljen e mandatit në Tiranën zyrtare, ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të marrë një nga pozicionet më të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, atë të zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Europiane.
Këtë detyrë diplomatja amerikane pritet ta marrë nga data 10 korrik.Në janar 2023 Presidenti amerikan Joe Biden emëroi David J. Kostelancik, dhe më 30 mars 2023 gjatë seancës së konfirmimit para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ai parashtroi përparësitë e tij si ambasador në Shqipëri.
/f.stafa