Pas goditjes së madhe që i dhanë tifozëve me shitjen e Tonalit te Newcastle, drejtuesit e Milanit po punojnë për të rikthyer sërish entuziazmin në kampin kuqezi.
Mesfushori Loftus-Cheek duket se është një hap larg, pasi është arritur marrëveshja si me lojtarin, por edhe me Chelsea-n. Megjithatë, mediat italiane raportojnë se mesfushori mund të mos jetë i vetmi lojtar që do të fluturojë nga Londra në Milano, pasi interesi është shtuar edhe për anglezin Pulisic.
Në anën tjetër, sipas “Sky”, te Milani po vlerësojnë edhe Adama Traoré, i cili do të dalë në merkato si një lojtar i lirë nga Wolverhampton. Sipas medias italiane, kuqezinjtë kanë zhvilluar kontaktet e parë edhe me agjentin e lojtarit Jorge Mendes.
/a.r