Artileria turke hapi zjarr kundër pozicioneve të grupit Shteti Islamik (ISIS) në Siri, që nuk janë palë pjesëmarrëse në armëpushimin në fuqi mes regjimit dhe grupeve rebele, sipas agjencisë së lajmeve “Dogan”.
“Rreth 50 dhe 60 predha goditën pozicione të ISIS-it në veri të Alepos, në koordinim me koalicionin ndërkombëtar”, sipas kësaj agjencie.
Kombet e Bashkuara vlerësuan sot se pavarësisht ndonjë incidenti të izoluar, armëpushimi i negociuar nga Moska dhe Uashingtoni në Siri, që hyri në fuqi të shtunën, ishte gjerësisht i respektuar.