Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ndërkohë që kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, nuk ka lënë pa përmendur sot edhe sanksionet që mund të merren nga BE ndaj Prishtinës zyrtare në rast se nuk ka përparim në çtensionimin e situatës në veri të vendit.
Borrell tha pas një diskutimi me ministrat e jashtëm të BE-së se ato kanë kërkuar zgjedhje të reja në veri, me pjesëmarrjen e serbëve.
“Masat do të godasin aspektet politike dhe ekonomike të marrëdhënieve tona”, tha Borrell në një konferencë për media
Ai tha se po punojnë dhe se do të fillojnë të shohin “se çfarë masash mund të merren në rast se përfundimisht nuk arrijmë një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve”./m.j