Këtë vit Shqipëria ka shtuar muaj pas muaji interesin e turistëve të huaj. Nga janari deri në maj, 2.4 milion të huaj kanë ardhur në Shqipëri, gati 700 mijë më shumë sesa po e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Sipas INSTAT ky numër është rritur me 42,5 %.
Ndërkohë të dhënat e fundit tregojnë se vetëm në muajin maj, 705 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar, një rritje kjo me 17 %, krahasuar me Maj 2022. Sipas analizave të INSTAT shumica e të huajve kanë ardhur për qëllime personale dhe pushime.
Gjatë këtij pesë mujori ata që e kanë vizituar Shqipërinë janë nga vendet e Europës, kryesisht asaj jugore dhe perëndimore. Por nuk kanë munguar edhe shtetasit nga Amerika, për këtë fillim vit janë të dytët pas europianëve për numrin më të lartë të hyrjeve në Shqipëri.
Ndërkohë për muajin maj, rezulton se më pak shqiptarë kanë lëvizur jashtë vendit. Krahasuar me Maj 2022, ky tregues ka rënë me 5,3 %.
/f.stafa