Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar lirimin e tre policëve të Kosovës, që ishim rrëmbyer prej 12 ditësh nga forcat serbe. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vnagjeli vlerësoi rolin e kryeministrit Edi Rama në këtë çështje, i cili me këmbëngulje ka kërkuar nga Serbia që të lirojë tre efektivët, ose marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë do të ngrihen. Vangjeli thotë se Rama kryeministri i parë shqiptar që ka përdorur një retorikë kaq të ashpër ndaj Serbisë.
“Kryeministri shqiptar është palë në këtë histori, se është pjesë e shqiptarëve, në të gjitha rrethanat, përtej retorikës nëse nuk kuptohet kjo aksiomë e thjeshtë, keqkuptimi rrezikon të behët dramatik. Pavarësisht retorikës që ka ardhur duke u përshkallëzuar ndaj Kurtit, në javën që lamë pas kemi pasur deklarimet më të ashpra dhe të rënda të një kryeministri shqiptar ndaj Beogradit.
Me mënyrën e duhur dhe forcën e duhur Rama paralajmëroi një ngritje të marrëdhënieve me Beogradin përpos lirimit të tre policëve, të largohej shkaku fillestar i ritensionit të situatës. Nuk është vullnet personal, është detyrim politik, moral, kushtetues, patriotik. Nëse ka një makth të vërtet qoftë në Uashington e Bruksel, do ishte ideja e një konflikti të mundshëm në këtë skaj të Europës sa kohë ka luftë në skajin tjetër”, tha Vangjeli./m.j