Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt në bombolën e gazit. Flakët e zjarrit janë të përmasave të mëdha dhe kanë përfshirë katin e dytë të pallatit, saktësisht banesën e shtetasit L.D.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 26.06.2023, në afërsi të ish-Ekspozitës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në bombolën e gazit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
POLICIA E TIRANËS
/a.r