Një grua ruse është gjetur e pajetë në banesën e saj në Turqi.
Larysa Sancaklı, me origjinë ruse, me banim në Büyükçekmece, u gjet e vdekur në banesën e saj nga një mik i ngushtë, i cili nuk po arrinte të komunikonte me viktimën prej disa orësh e për këtë arsye shkoi në banesën e saj, ku edhe e gjeti të vdekur.
Sipas policisë dhe grupit hetimor që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes njoftoi se celulari i saj u gjet poshtë këmbës së djathtë, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet pas.
Mësohet se ajo ishte martuar më parë me një turk dhe së fundmi ishte divorcuar.
/a.r