Një biznesmen 54 vjeçar nga Gjirokastra ka denoncuar ngjarjen e rëndë të disa ditëve me parë kur disa persona e kanë dhunuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të forta e leva në zonën e Delvinës.
Kristo Dhima deklaron përpara kamerave se kanë qenë babë e bir, Bledi dhe Enis Ali autorët e kësaj ngjarje, teksa mbështeteshin dhe nga dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar.
Dhima tregon se kur babai i 17 vjeçarit ka mbërritur e ka qëlluar menjëherë pa asnjë paralajmërim, teksa ngjarjen dyshon se ka qenë e sajuar.
Ndërkohë, policia ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje, duke thënë se ka nisur procedim në gjendje të lirë për Bledi dhe Enis Alin, teksa rastin e cilëson një konflikt i nisur për motive të dobëta pas përplasjes së mjeteve.