“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sapo më informoi se sipas kërkesës sime gjatë takimit tonë javën e kaluar, autoritetet serbe do të lirojnë nga paraburgimi tre policët e arrestuar të Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë këtë hap të Presidentit Vuçiç në këtë periudhë sfidash të mëdha. Ky vendim është një provë e qartë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe angazhimit tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, tha Orban.
Kujtojmë që ditën e sotme, gjykata në Kralevë vendosi që të lirojë tre policët e Kosovës. Siç mësoi gazetarja Blerta Dalloshi Berisha atyre i është komunikuar aktakuza dhe do të mbrohen në gjendje të lirë.
/f.stafa