Pushimet për një 80-vjeçar kanë përfunduar në mënyrë tragjike. Mësohet se i moshuari i identifikuar me inicialet M. H., është futur për t’u larë te “Uji i Ftohtë” në Vlorë, por nuk ka mundur që të dalë më i gjallë nga aty.
Referuar njoftimit zyrtar të policisë, ai është mbytur, teksa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
“Vlorë/Informacion paraprak. Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
/a.r