Ngjarjet e sotme kanë bërë që sytë e gjithë botës të Kthehen nga Russia dhe ajo se çfarë po ndodh atje, me grushtin e shtetit të organizuar nga grupi Wagner dhe deklaratat e ndërsjellta mes presidentit Vladimir Putin dhe kreut të mercenarëve Yevgeny Prigozhin.
Ndërkohë raportohet se aktiviteti i Wanger nuk mbetet vetëm në qytetin Rostov.
BBC njofton se grupi i mercenarëve, që ka gjithsej 25 mijë anëtarë, është duke lëvizur në rajon edhe “pajisje”.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga guvernatori i rajonit të Lipetskut, Igor Artamonov, zonë kjo më pak se 400 km nga Moska.
“Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet… po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës.
Situata është nën kontroll”, tha ai, teksa paralajmëroi banorët të mos largohen nga banesat e tyre dhe të shmangin çdo udhëtim të mundshëm nga frika e përshkallëzimit të situatës./m.j