Magazina e një biznesi është përfshirë nga flakët ndërsa tre automjete zjarrfikës ndodhen në vendngjarje. Dyshimet e para lidhen me një vatër zjarri të shkaktuar si pasojë e shkëndijës elektrike.
Mësohet se nuk ka të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të pallogaritshme.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se forca të shumta të PMNZSH dhe policisë së rendit kanë krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa profili i biznesit nuk është bërë publik ende.