Transgjinorja Luana Myrto e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” ka treguar sfidat me të cilat përballet çdo ditë.
Ajo tregon se diskriminimin më të madh e ka pasur nga familja dhe fisi, që siç shprehet sapo e kanë marrë vesh e kanë braktisur.
Gjatë diskutimit, Luana Myrto pati edhe një debat me moderatorin, Klevin Muka. Pasi transgjinorja tregoi edhe një histori të sajën, kur ishte kthyer në një predikuese fetare, por më pas u largua, Muka i tha se “ke dalë nga rruga e zotit”.
Pjesë nga intervista
Luana Myrto: Përshtypja e parë që ti ke për veten është se ti ndoshta mund të ndihesh si një person normal, por me një zgjedhje anormale. Kjo është dilema e parë që përballet një person transgjinor.
Megi Latifi: A të kanë frustruar?
Luana Myrto: Diskriminimi imë i madh ndodh nga familjarët, të cilët nuk e kuptojnë zgjedhjen e tënde, pastaj kalojmë tek fisi.
Megi Latifi: Çfarë të kanë thënë?
Luana Myrto: Njerëzit e fisit dhe kanë sjellje të dhunshme kjo vlerësohet quhet burrëror, kurse kjo e jona paragjykohet dhe jemi në qe e vuajmë.
Megi Latifi: Cilat janë sfidat që kaloni?
Luana Myrto: Edhe në vuajmë nga varfëria, nga mungesa e arsimit, por sfida më e madhe është ndryshimi i gjeneraliteteve. Kjo ndodh që kur ty të ndalon një polic për të të kontrolluar dhe verifikuar. Mua më ka ndodhur dhe jam shoqëruar në rajon vetëm për arsye se paraqitja ime e jashtme nuk përputhej me atë në pasaportën.
Shoqëria nuk e kupton sepse nuk e vuan mbi kurriz. Është njësoj si për një person me aftësi të kufizuara
Megi Latifi: Kur ka lindur ndjesia jote e parë?
Mosha kur unë e pranova ishte pasi mbarova gjimnazin. Sepse nuk bëhej fjalë që të pranoje përpara. Reagimi nuk ishte i mirë.
Megi Latifi: Kishe frikë nga reagimi i prindërve?
Luana Myrto: Po kisha, unë pata një braktisje kolektive, institucionale. U gjenda e vetme dhe pa mbështetje. Kjo ishte një traumë e madhe për mua.
Unë kam pasur edhe një histori me zotin. Kam qenë fetare, në një kishë dhe aty shkova me idenë e konvertimit, por nuk është se funksionoi.
Klevin Muka: Pra ti dole nga rruga e zotit
Luana Myrto: Na vjen keq që jetojmë në një shoqëri që kemi edhe njerëz si ty që vazhdojnë ushqejnë këtë popull me dogma fetare si në kohën e mesjetës.
Klevn Muka: Unë nuk po te ofendoj, nuk ke pse ndihesh e sulmuar. Definimi im për gjininë është shkencor. Rruga e zotit që po them, zoti predikon mashkull femër, janë të ndara gjinitë
Luana Myrto: Ti je kaq në gjumë dhe i pandriçuar
Klevi Muka: Në qoftë ndriçimi ashtu nuk dua të ndriçohem
Luana Myrto: Në një shoqëri si kjo e jona, ku frekunetohen masazhet është të moralshme për ty?
Klevin Muka: Unë nuk kam asgjë, ti ke mendimin tënd. Unë thashë thjesht që dole nga rruga e zotit.