Një parcelë me bimë narkotike kanabis sativa është zbuluar në fshatin Bufull të Selishtës në Dibër.
Ka qenë droni i policisë që ka pikasur në një zonë të pyllëzuar 233 bimë kanabis.
Më pas ka ndërhyrë policia për t’i asgjësuar me djegie këto bimë narkotike.
Gjatë monitorimit të zonës me dronë dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie, u kap në flagrancë duke vaditur bimët shtetasi A.B, 62 vjeç, banues në Selishtë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve.
Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
/a.r