Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta tha në një komunikim për mediat se është kundër miratimit të projektligjit për përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ai tha se asnjë qytetar nuk mund të jetë i qetë nga miratimi i këtij ligji që sipas tij duhet të kthehet pas.
Meta ka shtuar gjithashtu se miratimi i projektligjit nga qeveria ka ardhur në një kojë kur situata e trafikut të drogës është më e rëndë se kurrë më parë dhe se kjo është bërë pa u konsultuar më parë me Bashkimin Europian.
“Me projektligjin për kanabisin qeveria detyrohet tu paguajë atyre për kontributin madhor. Kjo miratohet në një moment kur situata e trafikut të drogës ka qenë më e rëndë se kurrë ndonjëherë. Situata është e rëndë dhe qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë. Ka një dështim total në luftën kundër saj.
Përfaqësues të BE konfirmojmë se qeveria nuk është konsultuar me ta për një ligj të tillë. Është e qartë që legalizimi është legalizim i narkoshtetit që blen zgjedhjet dhe shpopullon vendin. Asnjë qytetar s’mund të jetë i qetë! Kthimi pas i këtij ligji, e vetmja mënyrë për të zmbrapsur murtajën që ka kapluar vendin”,-tha kreu i PL, Ilir Meta.
/f.stafa