Një 35 vjeçar ka humbur jetën në Krujë, pas një aksidenti fatal në ambientin e tij të punës.
Mësohet se i riu i identifikuar si T.L punonjës i një fasonerie ka ndërruar jetë pasi u godit një tranxhë (pajisje hekuri) gjatë punës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.