Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme pranë një shkolle në qendër të Parisit. Për pasojë mbetën të plagosur 16 persona, 7 prej tyre në gjendje kritike për jetën.
Shpërthimi ndodhur në rrugën ‘Saint Jacques’ në lagjen e pestë të kryeqytetit francez. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja, vërehen shtëllunga të mëdha tymi dhe mbeturinash.
Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur në një shkollë të akademisë Amerikane të Parisit. Fasada e godinës historike është shembur dhe ka rënë në rrugë.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, por mediat e huaja shkruajnë se ka dyshime që shkak të jetë bërë rrjedhja e gazit në ndërtesën pranë shkollës./m.j