Kontrolli i policisë në ambientet e kampit Ashraf 3 është vijim i hetimit të nisur që një vit më parë nga Prokuroria e Posaçme.
I nisur si procedim me akuzat e dhënies së informatave sekrete ato të vënies në shërbim shteteve dhe shërbimeve të huaja dhe veprimeve për qëllime terroriste vijoi dhe me ndërhyrjen në kampin Ashraf 3.
Kontrollet u shtrinë dhe në qytete të tjera si Laç dhe Lezhë ndërsa në pyetje u morën 5 persona si ish-pjesëtarë të MEK.
Njeri prej te ndaluarve Hassan Heyrani në një video mesazh të shpërndarë nga qendra fliste se u largua nga Muxhahedinët pasi kuptoi se ata gënjenin.
Shumica e personave për të cilët prokuroria kishte nisur hetime ishin larguar nga kampi e krahas dyshimeve se mund të ishin rekrutuar nga regjimi Iranian për të punuar kundër Muxhahedinëve ata mund të kenë dhënë informata lidhur me vetë kampin.
Akuzat e ngritura në procedimin e SPAK por që ende nuk kanë çuar askënd në pranga që prej vitit 2022 të lënë të kuptosh se veprat për qëllime terroriste, krahas asaj që thuhet publikisht si aktivitet politik, mund të kryhen dhe nga brenda Ashraf 3 ndërsa deri më tani për kundërshtim të punonjësve të policisë janë proceduar 6 pjesëtarë të kampit.
/f.stafa