Eksperti i punësimit dhe i këshillimit të karrierës, Erion Muça jep disa arsye pse ka rritje papunësia në këtë grupmoshë.
“Së pari, është niveli i ulët i pagave në Shqipëri në raport me interesat apo pretendimet e të rinjve lidhur me investimin që kanë bërë tek vetja duke u arsimuar apo kualifikuar. Së dyti, është mungesa e përpjekjes aq sa duhet të sipërmarrjeve apo kompanive të ndryshme për të zhvilluar apo përmirësuar kushtet e brendshme të punës për punonjësit e tyre. Të rinjtë në Shqipëri janë në pritje të zbulimit të hapësirave dhe mundësive për punë inteligjente.”
Sipas tij, sektorët që vuajnë mungesën e fuqisë punëtore janë sektori i prodhimit dhe shërbimit.
“Sigurisht, është industria fasone, e bareve dhe restoranteve, sektori i turizmit dhe industria përpunuese dhe prodhuese ndër sektorët me nevoja më të larta për punonjës.”
Të rinjtë nuk preferojnë as punësimin në sektorin e turizmit për shkak të kontratave afatshkurtra.
Shkalla e papunësisë në Shqipëri është 10.9%, por tek moshat e reja, ajo është dy herë më e lartë.
/f.stafa