Sali Berisha vijon të helmojë publikun me deklaratat e tij të përditshme.
Sot ka dalë LIVE në ekranet e shqiptarëve për të dënuar aksionin e Policisë në Manzë.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se dhuna e policisë ishte brutale.
“Në media flitet për kafka të çara dhe gjymtyrë të thyera. Situata është ndryshe nga sa thotë Ccuçi dhe Rrumbullaku” – tha Sali Berisha.
Kujtojmë se një ditë pas aksionit me vendim Gjykate, Sali Berisha është i vetmi personalitet që dënon veprimet e Policisë në luftën kundër sulmeve kibernetike.
Më herët DASH dhe ambasada e SHBA u shprehën se veprimet ligjore të Shqipërisë janë mëse normale.
/a.rada