Pas takimeve intensive gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk shihen më me njëri-tjetrin prej më shumë se një muaji.
Ndërsa vizitat e ish-presidentit në selinë blu ishin një pamje e zakonshme në muajt para fushatës së zgjedhjeve lokale dhe gjatë saj, tashmë diçka e tillë nuk ndodh.
Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, koalicioni është përfshirë në beteja ligjore lidhur me rezultatin në disa bashki, megjithatë kjo përçapje pak pritet të ndikojë në ‘marëdhëniet’ Berisha-Meta.
Berisha në disa dalje mediatike ka bërë thirrje për protesta qytetare kundër asaj që e ka quajtur manipulim i zgjedhjeve lokale, por duket se në këtë drejtim nuk ka ende një rreshtim te aleatit të tij parazgjedhor.