Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv, tregoi se si Greqia, i kërkoi Anglisë dy herë, pas Luftës së Parë Botërore dhe pas Luftës së dytë Botërore që t’i jepnin Vorio-Epirin dhe ajo do t’i jepte Qipron dhe ishujt e tjerë të Mesdheut do t’i vinin në dispozicion të flotës angleze. Çërçilli thotë Xhufi, donte ta zhdukte Shqipërinë se interesat e tij donin që ta kishte mirë me Greqinë.
“Gjermanët dhe anglezët e kanë mbështetur shumë Greqinë që në shekullin e 19-të. Por veçanërisht në fillim të shekullit të 20 se Eleuthérios Venizélos që qe dhelpra e politikës greke, ua prishi mendjen me një premtim që u bëri që në 1914-të. Ai tha: “Ne do i japim Anglisë, Qipron dhe ishujt e tjerë të Mesdheut i do t’i vëmë në dispozicion të flotës angleze vetëm të na jepni Vorio-Epirin.” Këtë e thonë punimet shkencore të vetë anglezëve dhe jo të miat. Ata thonë që ka qenë ky premtim në tavolinë edhe pas Luftës së Parë Botërore, në Konferencën e Paqes dhe pas Luftës së Dytë Botërore në ‘46-ën po në Konferencën e Paqes në Paris. Anglia i mbështeti pretendimet e Greqisë sepse në thelb ishte interesi politik, pra të kontrollonte Mesdheun. E moralshme dhe e vlefshme për anglezët, por për ne ishte katastrofë. Zgjuarsi e Greqisë dhe budallallëk i yni që sot e kësaj ditë deputetët tanë e nisin fjalën në Kuvend me një frazë të Cërçillit. Çërçilli donte ta zhdukte Shqipërinë se interesat e tij donin që ta kishte mirë me Greqinë.”, u shpreh Xhufi në DritareTv.
/a.r