Konfirmohet se kontrolli në kampin Ashraf 3, në Manzë vjen në kuadër të procedimit me nr 130/2023 të SPAK.
Ky hetim është regjistruar për një sërë veprash penale ku dyshohet se janë përfshirë anëtarë të komunitetit MEK të strehuar në Shqipëri.
Burime nga Prokuroria e Posaçme për Euronews bëjnë me dije se rreth 150 pajisje, ndër to njësi kompjuterike, lap top dhe USB që janë sekuestruar, pritet t’i nënshtrohet një ekspertimi.
Pritet të mësohet nëse në këto pajisje apo nëpërmjet tyre është mbledhur, përdorur, transferuar apo keqpërdorur informacion i enkriptuar apo të dhëna të ndryshme.
/a.r