Tepelena është destinacioni turistik i radhës, për të cilën kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot në Facebook. Rama ka hedhur mbi 20 foto për të treguar ndryshimin e bërë në qytetin jugor të vendit.
“Pas dy dekadash rrënim e braktisje, Tepelena ka hyrë në fazën e një transformimi rrënjësor, duke u mbështetur mbi restaurimin e trashëgimisë së saj kulturore dhe rindërtimin tërësor të pjesës më të re të qytetit, të cilat përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane po e kthejnë qytetin në një tjetër destinacion turistik të Juglindjes së Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook.