Banorët e kampit MEK në Manzë janë përplasur me policinë në ambientet e jashtme të godinës.
Efektivët janë vendosur “gardh”, ndërsa shtyhen nga muxhahedinët.
Policia ka ushtruar mbi 7 orë kontrolle në kamp dhe kanë sekuestruar serverë të muxhahedinëve. Ndërkohë mësohet se SPAK ka lëshuar mbi 70 urdhër arreste.
“Përse ata na sulmuan, pse na i morën kompjuterët neve”, thotë një banore.
Ata kanë kërkuar largimin e efektivëve të policisë nga ambientet e kampit të tyre.
/a.r