Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Ky takim vjen në fund të përfundimit të misionit të Yuri Kim në Tiranë, ndërsa ajo pritet të marrë një tjetër post të rëndësishëm në DASH. Xhaçka shkruan se është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet
“Mikprita sot Ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet.
Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë.
I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, shkruan Xhaçka./m.j