Noel Gallagher, ylli i grupit rock Oasis, bëri parashikimin e saktë për finalen e Kupës së Ligës në Angli, midis Manchester City dhe Liverpool në “Wembley”. Këngëtari kishte parashikuar barazimin 1-1 dhe fitoren me penallti të skuadrës së tij të zemrës, por jo vetëm kaq. Gallagher kishte shkruar se penalltia e fundit do të shënohej nga Yaya Toure dhe ashtu ndodhi. Pas penalltisë së parë, të humbur nga Fernandinho, autor i golit në kohën e rregullt, City shënoi tre penallti, ndërsa Liverpool humbi po aq.