Ditën e sotme kanë dalë përgjigjet e provimit të maturës në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Referuar të dhënave të bëra me dije nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, kalueshmëria është 98.38%. Nga ana tjetër, me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve. Në këto kushte, Kushi thotë se këtë vit nxënësit kanë dalë me rezultate më të mira, krahasuar me një vit më parë.
“Sapo janë publikuar nga QSHA edhe rezultatet e maturantëve tanë në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar.
Urimet më të mira dhe suksese të gjithëve nesër në provimin e fundit të lëndës me zgjedhje”, shkruan ministrja.
Për të parë notat, klikoni në linkun KËTU.
/a.r