Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në afërsi të Saukut.
Sipas informacioneve të ardhura nga policia K.L teksa ishte duke drejtuar motoritin ka aksidentuar për vdekje një këmbësor duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që shkaktuan këtë aksident.
“Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të qendrës tregtare, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”,-thuhet në njoftimin e policisë.