Kryeministri Edi Rama ka zbuluar me anë të një postimin në Facebook varkat e reja turistike që do të përdoren në Shirokë.
Duke shërndarë pamje të liqenit e duke i uruar shqiptarët për “një të dielë të paqëtë”, ai ka treguar modelet e varkave turistike që sipas tij do të vihen shumë shpejt në dispozicion të tursitëve me ndihmën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nga Bashkia Shkodër.
Dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”,-ka shkruar Rama.