Quhet Ajhan Veapi dhe i përket etnisë shqiptare. Ai është imami maqedonas i arrestuar në Itali në rajonin e Friull Venezia Giulia me akuzën për rekrutim të xhihadistëve. Arrestimi i tij u krye nga policia antiterroriste e qytetit të Mestres, me akuzën e rekrutimit të xhihadistëve të rinj mes emigrantëve që jetojnë në Itali. Sipas policisë italiane, Ajhan Veapi, 38 vjeç, rezident në qytezën e Azzano Decimo (Pordenone), rekrutonte luftëtarë të ISIS-it me qëllim terrorizmi ndërkombëtar. Hetimet e antiterrorrizmit italian vërtetuan se imami Ajhan Veapi po përgatitej të nisej drejt Serbisë e më pas në Gjermani, ku do të vazhdonte aktivitetin e tij të rekrutimit mes emigrantëve të shumtë të pranishëm në këtë shtet.
Xhihadisti maqedonas arrestohet në Itali, rekrutonte për në ISIS
Ajhan Veapi, një 37 vjeçar maqedonas është arrestuar nga forcat speciale “Carabinieri” në Itali pasi akuzohet se ka rekrutuar xhihadistë për në Siri. Autoritetet italiane zbulojnë se si maqedonasi pasi rekrutonte personat për t’u bërë xhihadist, i niste ata tek një imam boshnjak e më pasataj imami merrem me detajet tjera për t’i dërguar ata në Siri. Ajhan Veapi, dyshohet se prej dy vitesh merrte ndihmë ekonomike nga shteti italian, prej 500 euro në muaj si i papunë.