Kombëtarja do të luajë ndaj Moldavisë të shtunën në stadiumin “Air Albania”, një nga finalet që vlejnë për një vend në Euro 2024. Këtë mendim ka trajneri Sylvinho, i cili kërkon një lojë të ekulibruar të ekipit dhe të kthejë në forcë mbështetjen e tifozëve.
“Me presionin jemi mësuar. Kemi 7 finale. Kemi një ndihmë pasi luajmë në shtëpinë tonë dhe do të jetë stadium thuajse të mbushur. Duhet të jemi të ekuilibruar që sulmon dhe mbron. Jam i bindur për lojtarët që do të hedh në fushë. Për portierin do të vendosim vetëm para ndeshjes”.
Sylvinho tha se përballë ka një ekip të ri dhe të fortë, por kuqezinjtë janë përgatitur për t’u përballuar.
“Nuk ka ekipe të vegjël Moldavia është një ekip i fortë që ka 2 barazime deri më tani. Ata kanë lojtarë të mirë, por mendoj se jemi gati të bëjmë mirë. Skuadër e re që rreshtohet mirë dhe stërvitet mirë, vlera të mira fizike dhe futboll të shpejtë. Këtë do të gjejmë përballë, është një ndeshje e vështirë, por unë kam besim te forcat tona”.
Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e së premtes stërvitjen e fundit. Shqipëria nuk njeh humbje në përballjet e mërpashme me Moldavinë. Këtë ndeshje ashtu si çdo sfidë të Kombëtares do ta ndiqni në Tv Klan.