Një tjetër aksident u shënua sot në vendin tonë. Këtë herë në aksin rrugor Lezhë – Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.
Burimet bëjnë me ditur se ka një të vdekur dhe disa të plagosur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku aktualisht po punohet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.