Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës kanë thënë se nuk e kanë votuar Hashim Thaçin për president, por prania e tyre ka mundësuar kuorumin e domosdoshëm, dhe tani agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Sputnik, ka shtruar pyetjen çka mund të përfitojnë serbët në shkëmbim për këtë ndihmesë dhënë Thaçit, përcjell “Koha Ditore”.
Në komentin e botuar në faqen e Sputnikut, në gjuhën serbe, me titullin “A ua ka dhënë Thaçi serbëve besën apo fjalën për AKS-në?”, thuhet se me gjithë zgjedhjen e Thaçit, përplasja mes dy rrymave politike shqiptare në Kosovë nuk është ndalur dhe se opozita edhe më tej insiston në zgjedhje të parakohshme dhe heqje dorë nga Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe.
Dhe Sputnik i sheh zgjedhjet e parakohshme në Kosovë si “të pashmangshme… në vjeshtë, e ndoshta edhe më parë”.