“Kurti si politikan eshte nje njeri qe ka çmitizuar konceptin e luftes, ne menyre krejtesisht negative”.
Kështu u shpreh analisti Skënder Minxhozi në “Real Story” teksa shtoi se kryeministri i Kosovës ka ngritur nje aparat propagandistik mbi fenomene negative dhe ka shperfillur gjithe sa ka te beje me kontribute te gjenerates se meparshme.
Minxhozi shtoi se demarkacioni dhe taksa u menaxhuan ne kanale politike, ne menyre diplomatike te pranueshme dhe pa keto shperthimet qe ka Kurti aktualisht ndaj SHBA e BE.
“Politika refraktare e Albin Kurtit, duke pretenduar te jete nacionaliste, po rezulton nje politike e demshme sepse po krijon nje situaten inkandeshente jo produktive, po e vendos Kosoven per balle Bliken, perballe amerikaneve. Kurti vijon nje kurs te blerjes se kohes. Dialogun me Serbine, qe e kishte ne vendin e gjashte i ka dale i pare” – tha Minxhozi.
Duke u ndalur tek tensionet në Veri, analisti tha se Kurti dhe Vuçiç po luajne secili nga perspektiva e vet, ne piken e asociacionit.
“Kurti po hedh bomba tymuese, Vuçiç e di se pas asociacionit rruga per te eshte nje malore e forte, nuk do kete me ç’kushte t’i kerkoje Kosoves ne tryeze. Ne te dy anet e kufirit, kemi dy opozita shume te dobeta, dy pushtete qe jane te konsoliduar, por Kosova ka treguar se ka disa avantazhe, qe ne as i cojme neper mend, duke nis nga zgjedhjet e parkohshme. Eshte momenti per te folur per linjen politike te Kurtit qe po prish Kosoven me te gjithe ata qe e kane krijuar dhe po e mbajne si shtet” – deklaroi Minxhozi.
Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet e Ramës me Kurtin si dhe anulimi i mbledhjes së dy qeverive. Për Skënder Minxhozin, Veriu dëmtoi një mbledhje që nuk lidhet drejtpërdrejtë me situatën.
“Historia mes Rames e Kurtit, nuk nis me zgjedhjet ne veri, eshte nje histori mospelqimi e vjeter per fat te keq. Jane dy persona qe mes tyre kane konsumuar edhe nje akt publik mospelqimi permes votes. Nuk eshte normale qe partite ne Kosove te heshtin, dhe te lene Kurtin si violine te pare. Mungesa e presionit qe ai ndjen eshte nje gje jo normale qe po ndodh. Nuk e shoh normale qe Rama te ulet me Vuçiç e kreret europiane dhe te ndodhet ne te njejtin kryeqytet, flet per nje ngjarje qe i perket Kurtit dhe z.Kurti nuk e takon. Veriu demtoi edhe nje mbledhje qe nuk lidhet drejperdrejte me kete situate. Ndaj eshte i rendesishem komunikimi mes lidereve. Sot me brengos se personi Rama nuk pelqehet me personin Kurti, mendoj se eshte me shume personale mes te dyve. Jane te dy karaktere te forta, kane bindjet e veta te salduara ne vendet e veta” – tha Skënder Minxhozi në “Real Story”.
/a.r