Lidhur me situatën në Kosovë, analisti Mark Marku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vepron gabim në shumë drejtime.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Marku shprehet se Kurti ka rënë pre e provokimeve të Serbisë, teksa shton se Kurti po bën “garipin” për situatën e krijuar në Kosovë.
Mark Marku: Edhe sikur të duan forcat e policisë, nuk mund të përballen me forcat serbe sepse Kosova është produkt i një rezolute të OKB-së dhe ka një forcë qeverisje edhe prej asaj forme qeverisje, por ka edhe kufizime. Unë nuk mendoj se Serbia është aq e fortë sa t’i marrë përpara të gjithë shqiptarët. Ndoshta ka fuqi ushtarake më të madhe. Edhe sikur të duan shqiptarët të përballen me Serbinë në luftë frontale, nuk i le kush. Shqiptarët nuk bëjnë luftë sepse Kosova është produkt i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Albin Kurti po vepron gabim në shumë drejtime, por jo se Kurti po nxit përplasje në veri sepse ato po i nxit Serbia. Serbia ka humbur 1 të 4 e territorit të vet. Serbia nuk ka më çfarë të humbë, Kosova nuk kthehet më nën kontrollin e Serbisë. Kurti është i provokuar, por pse bie në provokimet e serbëve? Pse e bën garipin kur nuk mundet që të ndërhysh aty? Pse e bën garipin kur nuk ke fuqi që ta bësh? Kurti është në të drejtën e tij që të vendosë rendin në shtet, por edhe ka vetëdijen dhe kur është bërë kryetar e ka ditur se është në këtë shtet me disa specifika. Nuk mund ta vendosë ai rendin, aty ku e kanë ndërkombëtarët. Nuk mund të bëjë akte që e fusin në konflikt me ndërkombëtarët, që të hysh në konflikt me atë faktor që të shkëputur nga Serbia. Nuk është e zgjuar, është e rrezikshme. Ku do të shkojnë shqiptarët nëse prishen me SHBA? Me Kinën apo Rusinë? Ku do të kemi përpkrahje në Indi, në Rusi? Ky është gabim.
/a.r