“Të lirohen menjëherë dhe pa kushte tre policët e Kosovës të ndaluar nga Serbia”, kështu tha Departamenti Amerikan i Shtetit në një dekalratë të kësaj të enjteje duke shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar tensionet.
“Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.
Ndalimi i policëve të mërkurën mbrëma është i fundit në pas një sërë zhvillimesh që kanë ngritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shkaktuar frikë nga përsëritja e dhunës mes ish-armiqve të kohës së luftës./m.j