Bosi mafies italiane Matteo Messina Denaro kishte planifikuar që të vriste gjyshen nga nëna të vajzës së tij Lorenza. Kjo bëhet e ditur nga dispozita me të cilën gjyqtarët refuzuan kërkesën për lirimin e të dashurës së bosit mafioz, mësueses Laura Bonafede. Plani i vdekjes ishte përcaktuar nga përplasjet e lindura mes ish-partneres së Messina Denaro, Franca Alagna, dhe familjes së kumbarit.
Përplasje të cilat sipas bosit mafioz të arrestuar më janar të këtij viti, ishin shkaktuar pikërisht nga Filippina Polizzi, nëna e Alagnas. Gjyqtarët zbuluan planin e vdekjes, i cili nuk u realizua kurrë, duke nisur nga një mesazh i datës 15 dhjetor 2022 mes të arratisurit të atëhershëm dhe Bonafede, të dashurës së tij.
Kumbari i mafies siçiliane ra ne pranga me 16 janar. Kapja e tij u konsiderua si historike nga autoritetet pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori./m.j