Nesër në Kosovë do të mblidhet Këshilli i Sigurisë.
Lajmi është konfirmuar nga KosovaPress e cila ka pyetur burimet e saj.
Kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në veri ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.